Barcelona kërkon ndihmën e Thiago Alcântara, ribashkimi qysh në janar

18 Dhjetor 2024
14:04
Alfred Lleshi
back button

Një nga emrat që ngjalli më shumë interes këtë verë ishte ai i Thiago Alcântara. Ish-mesfushori spanjoll, i cili u tërhoq nga futbolli në korrik, në moshën 33-vjeçare, ishte një nga figurat kryesore të stafit të ri të Hansi Flick gjatë turneut në SHBA dhe javët pasuese.

Bashkëpunimi i Thiago me Flick dhe skuadrën e parë ishte i dobishëm për të gjitha palët. Klubi mbeti i kënaqur dhe i impresionuar nga njohuritë e thella të Thiago-s, ndërsa marrëdhënia e tij me stafin teknik ishte shumë e ngrohtë, falë njohjes së mëparshme nga periudha e tyre në Mynih. Për më tepër, Thiago pati një marrëdhënie të veçantë me lojtarët.

Thiago u trajnua për disa kohë nën drejtimin e Flick, deri kur u kthye në Angli. Konkretisht, ai kaloi rreth një muaj në “Ciudad Deportiva”. Kjo ishte një kohë e mjaftueshme që komisioni sportiv dhe stafi teknik të binin dakord për të diskutuar përsëri me të në të ardhmen, kur situata e Thiago të ishte më e përshtatshme.

Tani klubi është afër përfshirjes së Thiago Alcântara në stafin e Barcelonës, që aktualisht përbëhet nga Hansi Flick si trajner dhe Marcus Sorg, Toni Tapalovic dhe Heiko Westermann si asistentë. Madje, pritet që situata të zgjidhet në janar.

Kur Thiago u largua në fund të gushtit, Barça komunikoi se detyrat e tij do të kryheshin nga Arnau Blanco, një trajner që ka punuar në akademinë e klubit katalanas 11 sezonet e fundit. Brenda klubit e vlerësojnë punën e tij si të shkëlqyer dhe besojnë se duhet të vazhdojë në pozicione të larta, pavarësisht ardhjes së Thiago.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit