Barcelona kërkon të padëshiruarin e Serisë A

27 Shkurt 2024
17:00
Denis Hakanaj
back button

Barcelona dyshohet se është e interesuar të blejë të huazuarin e Lazios, Luis Maximiano, si një opsion të mundshëm rezervë për portierin e parë, Marc-Andre ter Stegen, përpara sezonit të ardhshëm.

Maximiano, 25 vjeç, u largua nga Lazio në formulën e huazimit një sezon për t’iu bashkuar Almerias në La Liga verën e kaluar. Ai ka regjistruar katër ndeshje pa pësuar gol në 24 ndeshjet e luajtura me ekipin e tij aktual, duke pësuar 45 gola.

Tani, sipas Mundo Deportivo, Barcelona aktualisht po shpreson të nënshkruajë një portier me Inaki Pena që konsiderohet jo mjaftueshëm i mirë si zgjedhja e dytë. Prandaj, ata kanë identifikuar Maximianon si objektiv.

Maximiano, i cili u largua nga Granada për t’u bashkuar me Lazio për një transferim me vlerë mbi 10 milionë euro në 2022, besohet se do të kthehet te bardhekaltrit në fund të sezonit. Ai ka të ngjarë të largohet këtë verë pasi Lazio aktualisht ka Ivan Provedel si portier titullar.

Para se t’i bashkohej Almerias, portugezi bëri gjashtë paraqitje në të gjitha kompeticionet për Lazio-n.

Ndërkohë, Ter Stegen u kthye në fushë për Barcelona-n pasi u përball me dëmtimin e shpinës në fillim të këtij muaji.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit