Barcelona, Koeman kapet nga telekamerat: i zbulon gjithçka Lucescu-t

25 Nëntor 2020
15:44
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm rezultati në fushë me Dinamon e Kievit të mundur nga Barcelona me rezultatin 4-0. Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar edhe një dialog interesant mes dy trajnerëve: Koeman dhe Lucescu. Objekti i diskutimit, dëmtimi i Pique.

Siç kanë bërë të ditur mediat spanjolle, mes të cilave Mundo Deportivo, telekamerave të Movistar nuk u ka shpëtuar një moment i veçantë i mbrëmjes së Champions League.

Nga imazhet e kapura duket se trajneri holandez ka konfirmuar seriozitetin e dëmtimit të Pique: “Do të qëndrojë jashtë për katër ose pesë muaj”, duket se i ka thënë Koeman Lucescu-t.

Në të vërtetë, akoma nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me kohën e rikuperimit të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit