Barcelona konfirmon dëmtimin e Yamal, katalanasit të shqetësuar pasi rrezikon një stop të gjatë

15 Tetor 2024
9:00
Telesport
back button

Spanja kampione e Europës do të luajë pa Lamine Yamal sot në përballjen ndaj Serbisë, e vlefshme për Nations League. Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, ka konfirmuar dëmtimin e talentit 17-vjeçar, që është rikthyer në Barcelonë

Ai kishte një problem fizik, ndaj e pyeta se si ishte dhe nëse do t’ia dilte për ndeshjen e sotme. Në fund zgjodhëm ta lëmë pushim, siç bëjmë shpesh. Duhet kujdes, askush nuk është magjistar”, tha De La Fuente.

Ndërkohë, edhe Barcelona konfirmon dëmtimin e pësuar nga Lamine Yamal në kombëtare. Bëhet fjalë për një mbingarkesë në kofshën e majtë. “Testet e bëra mëngjesin e sotëm në Lamine Yamal konfirmuan një mbingarkesë të kofshës së kofshës së majtë”, tha klubi “blaugrana.

Më tej, te Barcelona janë të shqetësuar për rikthimin e tij, pasi mund të mos luajë as në fundjavë, në kampionat. “Data e rikthimit të tij në stërvitje do të varet nga ecuria e dëmtimit“, thuhet në deklaratën e publikuar sot nga katalanasit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit