Barcelona, ​​kontakte të reja me Dani Olmo. Përgatit ofertën për t’i paraqitur Leipzig-ut

30 Korrik 2024
7:00
Alfred Lleshi
back button

Barcelona është klubi më i interesuar për Nico Williams. Megjithatë, kostoja prej 58 milionë eurosh, shifra e klauzolës së kontratës së tij me Athletic Club të Bilbaos, nuk lejon që Blaugranët të tentojnë marrëveshjen përfundimtare.

Prandaj, katalanasit duhet të shesin në mënyrë që të mbledhin paratë e duhura sa më shpejt të jetë e mundur dhe të blejnë “forcën lëvizëse” të Spanjës në “Euro 2024”. Williams nga ana e tij, megjithatë nuk e ka zgjedhur ende se cila do të jetë e ardhmja e tij. Për të interesohet edhe PSG.

Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Barcelona po mban gjallë edhe opsione të tjera. Alternativa kryesore e Nico Williams është një tjetër spanjoll, një tjetër kampion europian, një tjetër futbollist që magjepsi në “Euro 2024”; Dani Olmo.

Skuadra katalanase ka pasur kontakte të reja me përfaqësuesit e tij gjatë fundjavës së fundit dhe po përgatit një ofertë për ta dërguar te Leipzig, klubi që zotëron kartonin e sulmuesit iberik. “Playmaker” i lindur më 1998, numri 10 i Spanjës, ka një vlerësim tregu të ngjashëm me atë të Nico Williams, i cili megjithatë mbetet favoriti i Barçës për të forcuar sulmin e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit