Sipas gazetës sportive torineze “Tuttosport”, Barcelona dhe Juventusi kanë arritur tashmë akord për transferimin e Chiesa. Klubi katalanas do të paguajë 12 milionë euro për sulmuesin anësor italian, i mbetur jashtë projektit bardhezi me trajner Thiago Motta.
Pritet vetëm që blaugranët të lirojnë masën e pagave për ta zyrtarizuar futbollistin italian (dhe regjistruar në La Liga), për gjithçka tjetër ka marrëveshje, qoftë mes dy klubeve, por edhe mes Barcelonës e vetë lojtarit.
Së pari katalanasit duhet të jenë në gjendje të regjistrojnë Dani Olmo dhe më pas italianin. Dy ditët e fundit, presidenti Joan Laporta ka arritur të sistemojë në klube të tjera Vitor Olmo, i huazuar, por me të drejtë blerjeje, te Real Betis, ndërsa mbrojtësi Lenglet është bërë pjesë e Atletico Madridit.
Kjo nënkupton më tepër hapësirë në listën e pagave të Barcelonës, e cila duhet të vazhdojë me “spastrime” të tjera për të federuar prurjet e kësaj vere, ku spikasin Olmo dhe Chiesa. Ditët e fundit të merkatos verore bëhen mjaft të ethshme për blaugranët, kësisoji.