Barcelona me rotacion ndaj Tottenham, mësoni a do të luajë Messi

11 Dhjetor 2018
11:08
Alfred Lleshi
back button

Në Barcelonë luhet një ndeshje vendimtare për Tottenham, por edhe për Interin, që do të jetë në të njëjtën kohë i angazhuar në “San Siro”, kundër PSV. Champions-i arrin në aktin e fundit të fazës në grupe. Më konkretisht, po flasim për grupin B, në të cilin anglezët dhe Interi kanë aktualisht nga 7 pikë. Të dyja palët janë në luftën për vendin e dytë, pasi kreu është bërë pronë e Barcelonës së pathyeshme.

Tottenham, aktualisht e sheh veten para Interit, referuar përplasjeve të drejtpërdrejta. “Spurs” humbën 2-1 në Milano dhe fituan 1-0 në Londër. Për këtë arsye janë të favorizuar nga goli në fushë kundërshtare. Për këtë arsye, me të njëjtat rezultate dhe pikë të barabarta, pas përballjeve të mbrëmjes së sotme, të besuarit e Pochettino do të kenë qasje në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Shpresat e zikaltërve qëndrojnë në motivet e Barcelonës, e cila ka fituar tashmë 4-2 në ndeshjen e parë, në “Wembley”.

Sa për informacion, Barcelona-Tottenham do të luhet në “Camp Nou”, të martën, më 11 dhjetor 2018, me start orën 21:00. Në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe sfida tjetër e grupit B, Inter-PSV. Barcelona vjen me problemet e zakonshme në mbrojtje, ku mungojnë Sergi Roberto dhe Umtiti. Valverde është i orientuar drejt një rotacioni të madh, me Vermaelen dhe të rinjtë Miranda, Aleñá dhe Munir, të cilët do të hidhen në fushë që nga minuta e parë. Edhe Leo Messi do të jetë atje.

Probleme më të mëdha ka Tottenham, i cili e gjen veten me gjashtë mungesa: Mousa Dembélé, Trippier, Foyth, Sanchez, Wanyama dhe madje Aurier. Do të jetë në dispozicion bomber Harry Kane, ndërsa në krahasim me ndeshjen e kaluar kundër Interit, do të kthehen Eriksen dhe Biri.

Formacionet e mundshme
BARCELLONA (4-3-3): Cillessen; Semedo, Vermaelen, Lenglet, Miranda; Aleñá, Busquets, Vidal; Coutinho, Munir, Messi.
TOTTENHAM (4-2-3-1): Lloris; Walker-Peters, Alderweireld, Vertonghen, Davies; Dier, Winks; Alli, Eriksen, Son; Kane.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit