Barcelona merr komandën e Euroleague, triumfojnë edhe Real Madrid e Panathinaikos

26 Tetor 2024
8:43
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e raundit të tretë të Eurolague në basketboll per meshkuj. Skuadrat e Barcelonës dhe Zalgiris Kaunas kryesojnë renditjen me pikë të barabarta (4 fitore secila). 

Katalanasit fituan 90-83 ndaj francezëve të Villeurbanne, ndërsa lituanezët mposhtn 78-63 Maccabi Tel Aviv në fushën e tyre.

Pas kësaj jave, të gjitha ekipet kanë të paktën nga një fitore e nga një humbje, cka tregon për rivalitetin e madh. Fitojnë edhe Real Madrid e kampionët në fuqi të Panathinaikos, ndërkohë që në fund të renditjes janë skuadrat italiane.

Euroleague-Raundi i 5-të

Partizani Beograd – Virtus Bologna, 69-70

Zalgiris Kaunas – Maccabi Tel Aviv, 78-63

Monaco – Paris Basketball, 80-87

Baskonia Gasteiz – Alba Berlin, 80-57

Armani Milano – Anadolu Efes, 84-96

Real Madrid – Crvena Zvezda, 95-72

Fenerbahce – Panathinaikos, 76-81

Barcelona – Villeurbanne, 90-83

Bayern Munich – Olympiacos, 84-80

Lajme të tjera

Lajmet e fundit