Newcastle thuhet se i ka bërë një ofertë Barcelona-s për Ferran Torres. Bardhezinjtë duket se i kanë vënë syrin sulmuesit spanjoll, i cili pati një sezon zhgënjyes me gjigantët e La Liga-s.
Gazeta spanjolle Jijantes FC raporton se klubi anglez ka ofruar 20 milionë euro, përfshirë bonuset për Torres. Sulmuesit 24-vjeçar nuk pati shumë hapësira nën drejtimin e Xavi sezonin e kaluar, me 12 ndeshje si titullar në La Liga.
Torres luajti 42 ndeshje në të gjitha kompeticonet, duke regjistruar 11 gola dhe katër asiste.
Spanjolli iu bashkua Barcelonas nga Manchester City në janar 2022 për 55 milionë euro. Ai ka përvojë në Premier League dhe mund t’i përshtatet lojës së Eddie Howe në St James’ Park.
Hansi Flick mund t’i japë Torres një mundësi të re si titullar në Camp Nou sezonin e ardhshëm. Trajneri gjerman pasoi Xavi-n, i cili u shkarkua në fund të sezonit të kaluar.
Torres ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij me katalanasit dhe do të fokusohet në Euro 2024 me Spanjën.