Hansi Flick startoi me 6 lojtarë të rinj kundër Bayern Munich, në fitoren 4-1 të së mërkurës mbrëma: Iñaki Peña, Cubarsí, Balde, Casadó, Yamal dhe Fermin. Me rezultatin në favor të tij dhe tashmë në fund të ndeshjes, trajneri gjerman ua dha mundësinë e të luajturit ndaj bavarezëve edhe tre të tjerëve: Olmo, Gavi dhe Ansu Fati.
Është hera e dytë që ofrohet një numër i tillë rijoshësh në fushën e blertë, njëherazi për ekipin katalanas. Herën tjetër ndodhi kundër Sevilla në La Liga. I detyruar nga dëmtimet, Flick i është drejtuar ekipit të të rinjve për të përballuar pjesën e parë të sezonit.
Që nga ndeshja kundër Alavés, numri i tyre në formacion ka mbetur në gjashtë, ndonëse ai parë ka luajtur me pesë lojtarë të rinj: ndaj Valencia, Girona, Monaco, Getafe, Osasuna dhe Young Boys. Kundër Villarrealit dhe Osasuna, trajneri Flick gjithashtu përfundoi duke luajtur me 7 lojtarë të rinj vendas, megjithëse në fillim të ndeshjeve startoi me 4 dhe 5 “adoleshentë”.
Rekordin në këtë drejtim e mban ende Tito Vilanova. 25 nëntori 2012 ishte hera e parë në historinë e fundit të klubit Blaugrana, që në një ndeshje zyrtare të kishte kishte 11 lojtarë të stërvitur në shtëpi, në fushën e lojës. Kjo ndodhi në ndeshjen kundër Levantes në “Ciutat de Valencia”.