Porta e Barcelonës duket se do të jetë një temë e hapur në merkato. Klubi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për sezonin e ri futbollistik.
Marc ter Stegen është i dëmtuar dhe nuk kthehet në fushë deri në qershor. Ndërkohë, Wojciech Szczesny nuk konsiderohet lojtar afatgjatë për katalanasit, ashtu si edhe Iñaki Peña.
“Sky Deutschland” raporton se Barcelona ka hedhur sytë nga Gjermania, ku po ndjek një portier premtues për të ardhmen. Ai quhet Mio Backhaus (20 vjeç) dhe kartoni i tij zotërohet nga Werder Bremen.
Barcelona po konsideron një investim duke menduar për ta rritur vetë më tej gjermanin, por ka edhe konkurrencën e Brighton në Premier League. Gara mbetet e hapur.







