Real Sociedad-Barcelona nisi me intensitetin e pritur dhe me një rast të diskutueshëm në minutën e 13-të. E kemi fjalën për golin e anuluar të Robert Lewandowskit për shkak të një pozicioni jashtë loje, që nuk ishte aspak i qartë, sado që u përdor teknologjia e VAR-it.
Aksioni filloi me një avancim të Frenkie de Jong përgjatë boshtit të sulmit të Barçës. Pasimi i tij i thellë u përplas në këmbët e Lewandowskit, që po përparonte drejt portës kundërshtare. Topi u hodh pas dy mbrojtësve, për t’u rikthyer në zotërimin e polakut, i cili shënoi me gjysmë roveshiatë të bukur.
Lojtarët e Barçës tashmë po festonin golin e ri të “Lewy” në mes të protestave në “San Sebastian”. Lojtarët vendës kërkuan që VAR-i të vihej në veprim. Guillermo Cuadra Fernández më në fund iu afrua monitorit dhe duke ndjekur udhëzimet e kolegut në dhomën e VOR, Carlos del Cerro Grande, përfundoi duke anuluar golin për shkak të një pozicioni jashtë loje të supozuar të Lewandowskit.
VAR-i mori pak kohë për t’i shfaqur pamjet e para, të cilat krijuan shumë dyshime, sepse dukej në varësi të mënyrës sesi e shikonit këpucën e mbrojtësit Pacheco, që po dyluftonte me sulmuesin e Barçës.
Më në fund, kur u pa imazhi i ‘mirë’, u konstatua se pozicioni jashtë loje nuk ishte për shkak të thoit të këmbës, por për disa centimetra… Kjo vlen nëse do të ishte këpucë e Lewandowskit më e avancuar dhe jo e Nayer Aguerd. Këtë dallim nuk mund ta bëjë dot askush me siguri.