Barcelona ndryshon strategji për Pjanic, shitja e Coutinho zhbllokon gjithçka!

29 Maj 2020
11:04
Telesport
back button

Juventusi vazhdon që të presë sinjale nga Barcelona sa i përket transferimit të Miralem Pjanic në “Camp Nou” dhe deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim ndryshe apo që të rihapë bisedimet.

Braziliani Arthur vazhdon të refuzojë kalimin bardhezi dhe kështu që negociatat kanë ngecur. Megjithatë, sipas Tuttosport, katalanasit tashmë janë duke studjuar një tjetër strategji për të arritur te boshnjaku.

Barcellona, 'As': "Coutinho in cambio di Pjanic o Lautaro Martinez"

Shitja e Coutinho për 80-90 mln euro, nëse do të jetë e mundur, mund të zhbllokojë merkaton blaugrana. Ish-lojtari i Interit dhe Liverpool i pëlqen shumë Neëcastle që shumë shpejt do të përfundojë në duart e princit saudit Mohamed bin Salman, i cili ka ndër mend të zgjedhë Pochetinon në stol. Shitja e Coutinhos në Premier dhe te bardhezinjtë do të sillte më pas efekt domino pasi Barcelona do të kishte para “cash” për merkaton, duke paguar vlerën e kartonit të Pjanic (60 mln euro).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit