“Barcelona nuk është e lumtur që do të sfidojë Interin”

16 Shtator 2019
15:29
back button

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të UEFA-s. Në fjalën e tij ai tregoi se ishte projekti dhe stabiliteti i klubit që e bindën të marrë drejtimin e klubit dhe theksoi se duhet të bëjnë çdo gjë për të fituar, sepse Inter ka 9 vite pa marrë një trofe.

“Ne duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë, të luajmë një futboll që i kënaq ato dhe qe mund të gjejnë veten. Gjëja e rëndësishme që ne dimë është që do të japim 110% nga vetja jonë”, tha fillimisht trajneri italian.

“Të fitoj një Champions? E kam fituar një. Kam luajtur në katër finale, humba tre, prandaj e di mirë se si ndihesh. E di sa e vështirë është për ta fituar atë dhe sa e dhimbshme ta humbasësh. Kundër Barcelonës do të jetë një sfidë tërheqëse, një nga ata ndeshje që të shtyn të japësh maksimumin. Edhe ata nuk janë të lumtur që do të sfidojnë Interin.

Përballja me skuadra të mëdha në Champions League është mënyra më e mirë për t’u rritur, për të kuptuar se çfarë të mungon për të qenë në majë. Jam njeri më këmbë në tokë. Të fillosh mirë është pozitive, por jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që mund të hasim. Jemi një ekip që i vetmi që ka fituar trofe është Diego Godin, kështu që të gjithë duhet të kuptojnë se çfarë duhet të bëhet për të arritur një qëllim të rëndësishëm”, përfundoi trajneri i Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit