Barcelona nuk heq dorë nga ëndrra, vjen ultimatumi për Williams

10 Gusht 2024
15:53
Denis Hakanaj
back button

Barça nuk ka hequr dorë nga ideja për marrë Nico Williams, për të formuar dyshen e artë të kombëtares spanjolle me Yamine Lamal.

Klubi Azulgrana, i cili po insiston me menaxherin e lojtarit dhe me Athletic Bilbao, ka vendosur megjithatë një afat për mbylljen e negociatave: jo më vonë se 24 gushti kur katalanasit do të përballen me skuadrën baske.

22-vjeçari nga Pamplona ka lënë të kuptohet disa herë se dëshiron të vazhdojë edhe një vit me klubin aktual.

Pak ditë më parë, pas rifillimit të stërvitjes pas lejes që i është dhënë për pjesëmarrjen e tij fitimtare në Kampionatin Europian, ylli spanjoll regjistroi një video në kanalet sociale të Atheltic me Forza Athletic tradicionale në gjuhën baske:

“Aupa Athleticzales! Jam kthyer! Mezi pres të fillojë sezonin. Le të shkojmë Athletic!”.

Blaugranat janë në kërkim të një goditje të madhe në merkato për t’ua paraqitur tifozëve të tyre dhe për t’iu kundërpërgjigjur Real Madrid, që ka siguruar Kylian Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit