Barcelona nuk ka më durim! De Jong nxirret në shitje për një shifër tepër të ulët

3 Dhjetor 2024
17:13
Telesport
back button

Barcelona nuk ka pritshmëri për “ringjalljen” e mesfushorit Frenkie de Jong. I transferuar për 80 mln euro nga Ajax, mesfushori ka dy vite që më shumë nuk luan sesa luan.

Holandezi duket si një lojtar i mallkuar, sepse pëson vazhdimisht dëmtime afatgjata dhe asnjëherë nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij të plotë në “Camp Nou”.

Gazeta “Sport” shkruan se presidenti Laporta ka urdhëruar drejtuesit e klubit ta nxjerrin në shitje mesfushorin. Nëse është e mundur, që në janar.

Barcelona kërkon “vetëm” 20 mln euro për De Jong. Një shifër tepër e ulët për një lojtar të klasit të tij, por me këtë largim katalanasit duan të shmangin rrogën e lartë të holandezit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit