Barcelona ofron rrogë të ulët për riktimin e Messi, argjentinasi kërkon 5 herë më shumë

23 Mars 2023
11:54
Telesport
back button

Barcelona ëndërron të rikthejë Lionel Messi në “Camp Nou”, ndërkohë që edhe vetë sulmuesi argjentinas ka dëshirë të veshë sërish fanellën “blaugrana” e përqafojë ish-shokët e ekipit të tij. Gjithsesi, kjo dashuri mund të mos konkretizohet.

Prej dy sezonesh Messi luan me PSG, ku ka një rrogë të jashtëzakonshme. Sipas “El Chriringuito”, sulmuesi argjentinas kërkon 40 milionë euro në sezon, të njëjtën pagë që ka edhe te francezët, ndërsa oferta nga skuadra katalanase është e ulët.

Barcelona ofron deri në 7 milionë euro në sezon, një shumë 5-6 herë më e ulët nga kërkesa e Messi. Ndërkohë që, nga Arabia Saudite, oferta është shumë me e lartë. Pikërisht diferencat e mëdha mes kërkesës dhe ofertës mund ta pengojnë rikthimin e “pleshtit” në Barcelonë.

Problemet financiare e juridike që kanë përfshirë skuadrën spanjolle duket se e pengojnë që të ofrojë më shumë. Por edhe kontrata e re, 1-vjeçare me opsion për ta rinovuar me një vit, nuk bind Messi, pavarësisht se rroga e tij te Barcelona mund të rritet ndjeshëm në bazë të fitimeve që vijnë nga marketingu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit