Dani Olmo te Barcelona, ka gjëra serioze këtë herë. Pas takimeve të pardjeshme (në fillim mes drejtorit sportiv Blaugrana, Deco, dhe agjentëve të lojtarit, më pas mes këtyre të fundit dhe klubit gjerman), sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, një gazetë e afërt me çështjet e katalanasve, është gjetur një marrëveshje.
Dani Olmo duhet të bëhet lojtar i ri i Barcelonës deri në vitin 2030 dhe sipas asaj që shkruan Fabrizio Romano, shifrat përfundimtare do të jenë 55 milionë euro fikse, plus 7 milionë bonuse. Herët në mëngjes, drejtori sportiv blaugrana takoi Olmo, babain e tij dhe agjentët e futbollistit, Juanma López e Andy Bara në qytetin gjerman.
Pak më shumë se një orë takim në një hotel qendror në Leipzig, qyteti ku Deco mbërriti mbrëmë. Prania e vetë Olmo ishte tashmë simptomatike dhe ushqeu mundësinë e nënshkrimit për Barçën 10 vite pasi u largua nga klubi katalanas për të shkuar te Dinamo e Zagrebit.
Menjëherë më pas, Deco dhe Andy Bara, i cili është kroat dhe flet perfekt gjermanisht, shkuan në “Red Bull Arena” për të takuar drejtuesit e Leipzig, në kërkim të një marrëveshjeje përfundimtare. “Samiti” final zgjati rreth një orë, derisa rreth orës dy e gjysmë pasdite u larguan nga stadiumi me marrëveshjen në dorë. Duke folur për lojtarin, trajneri gjerman Marcel Schäfer pranoi se klubi është i hapur për negociata me Barcelonën, por paralajmëroi se do të mbrojë interesat e tij.