Barcelona sonte zhgënjeu në ndeshjen kundër Real Sociedadit në transfertë. Katalanasit humbën 1-0 me një formacion ndryshe, sepse si rrallë herë sonte mungoi Lamine Yamal.
Talenti i katalanasve vuan një dëmtim dhe treshja ofensive e Flick ishte Pedri, Lewandowski dhe Raphinha.
Real Sociedad shënoi që në minutën e 13-të në “Reale Arena” me Becker, që rezultoi dhe goli i vetëm i takimit. Katalanasit për pak kaluan në avantazh në minutën e 13-të, kur Robert Lewandowski mori një asist nga Frenkie De Jong dhe gjeti me lehtësi rrjetën.
U duk se polaku shënoi një gol të rregullt, por gjyqtari i takimit me pamjet në VAR vendosi ta anulonte. Katalanasit luftuan deri në fund për të shënuar golin e barazimit, por nuk ia dolën, pavarësisht tentativave.