Në merkato sekreti nuk janë gjithmonë paratë. Barcelona është një shembull konkret. Klubi katalanas po përdor kontaktet e trajnerit Hansi Flick në Gjermani për të transferuar një nga qendërmbrojtësit më të kërkuar në Europë.
Bëhet fjalë për lojtarin e Bayer Levrkusen, Jonathan Tah. Shtatlarti i kombëtares gjermane ka rënë dakord për t’u transferuar me parametra zero në korrik 2025, kur përfundon kontrata e tij aktuale me “Aspirinat”.
Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, do të përfitojë një bonus të majmë për këtë transferim. 28-vjeçari ka qenë dhe vijon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusenit.
Për të ka interes edhe Bayern, klub i cili e kërkoi në verën që lamë pas. Bayer Leverkusen e pengoi transferimin e Tah në Mynih, duke qenë se bëhej fjalë për një klub rival.