Skuadra e Barcelonës po mendon të gjejë një zëvendësues të denjë të sulmuesit polak Robert Lewandowski, kontrata e të cilit me klubin katalanas skadon në vitin 2026.
Në krye të listës së drejtorit sportiv Deco është sulmuesi suedez i Sporting Lisbonë, Viktor Gyokeres. 25-vjeçari po shkëlqen në kampionatin portugez, me 59 gola në 65 ndeshje zyrtare.
Problem është klauzola prej 100 milione eurosh, por kjo shumë mund të ulet verën e ardhshme. Për të bindur Sporting, klubi kalanas do të përfshijë në marëveshje edhe kartonin e Vitor Roque.
Për Gyokeres është interesuar së fundi edhe Manchester United, që sapo ka nënshkruar me Ruben Amorim, trajnerin e klubit ku luan suedezi. Trajneri kërkon ta sjellë me vete në “Old Trafford” sulmuesin e tij të besuar.