Federico Chiesa është në pritje të Barcelonës. Ditët e fundit, agjenti i sulmuesit anësor italian, Fali Ramadani, ka rihapur bisedimet me Blaugranët, i vetëdijshëm se shuma që do të derdhet në arkat e Juventusit nuk do të kalojë 15 milionë euro.
Pista është e nxehtë, po e shtyn edhe trajneri Flick, i cili e kishte dashur që në ditët e tij te Bayern Munich. Për momentin janë orë reflektimi. Drejtuesit e klubit katalanas duhet të vendosin nëse do ta finalizojnë goditjen apo jo. Edhe Interi qëndron vigjilent.
Barcelona ka nevojë për një anësor të majtë (asgjë për të bërë për Nico Williams, Leao është gjithashtu shumë vështirë i arritshëm), ndaj Chiesa konsiderohet profil i mirëpritur. Sidoqoftë, drejtori sportiv Deco do të paraqesë një ofertë me shkrim, zbulon “Sport”, vetëm kur të jetë i sigurt se do të jetë në gjendje të nënshkruajë me ish-lojtarin e Fiorentinës pa probleme në lidhje me regjistrimin e tij ën La Liga (ekziston një tavan pagash që duhet respektuar).
Në thelb, Barcelona dëshiron të jetë e sigurt se mund ta përdorë lojtarin sapo të përfundojë zyrtarisht negociatat me Juventusin. Prandaj, largimet janë të nevojshme për të krijuar më pas vend për një mbrojtës të djathtë.
Juventusi po shtyn ta shesë Chiesa jashtë vendit, por natyrisht 26-vjeçari nuk do të presë përgjithmonë. Interi është gjithashtu në gatishmëri për t’i ofruar anësorit një kontratë shumë të pasur. Priten ditë shumë të nxehta në horizont mbi këtë futbollist. Tregu i transferimeve mbyllet më 30 gusht dhe Giuntoli duhet të gjejë një vend për sulmuesin e lindur më 1997, jashtë projektit të Thiago Motta.