Barcelona luan sot trofeun tradicional Gamper dhe sfida do te jete ndaj Monacos, ekipi francez. Si gjithmone, ka pasur nje ceremoni fillestare per te prezantuar ekipin.
Hansi Flick mori mikrofonin per te mbajtur diskutimin e pare: “Mirembrema tifozë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Lojtarët dhe i gjithë stafi pas tyre, po punojmë shumë dhe shpresojmë që t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona. Me mbështetjen tuaj, ne jemi shumë më të fortë. Visca Barça”
Sakaq pati edhe entuziazëm dhe eufori teksa u prezantua blerja Dani Olmo perpara tifozerisë katalanase. Spanjolli, si kampion Europe, u duk teper i lumtur nga kjo pritje e bukur. Ai ende nuk eshte regjistruar sepse Barcelona po pret te liroje nje vend sidomos duke njoftuar Jorge Mendes qe te gjeje nje ekip per Ansu Fatin qe te liroje vendin dhe sidomos rrogen e tij.
Nderkohe, pati disa vershellima, edhe pse te pakta, ndaj De Jong. Mesfushori eshte me i paguari i ekipit, pasi fiton rreth 22 mln euro ne sezon, teksa mund edhe te shitet.
VERSHELLIMA PER DE JONG – VIDEO
Gavi, Lamine Yamal dhe Fermín López, edhe pse nuk ishte i pranishëm, u brohoritën më së shumti nga tifozët gjatë prezantimit të skuadrës.