Barcelona “rrul”, askush si ata në top 5 ligat e Europës! Rikthimi i Gavit pas 348 ditësh emocionin ekipin, stafin dhe publikun (VIDEO)

20 Tetor 2024
23:25
Telesport
back button

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1 ndaj Sevillës në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll duke konfirmuar se eshte sulmi me i mire ne top 5 ligat e Europes. Blaugranasit kaluan në avantazh në minutën e 24-të me anë të Robert Lewandowskit i cili realizoi për 1-0.

Ata nuk u ndalën më kaq dhe gjetën edhe golin e dytë pak minuta më vonë përmes Pedrit i cili në minutën e 28-të shënoi një super gol nga distanca për 2-0. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, Lewandowski (39’) shënoi golin e tij të dytë dhe të tretin për Barcelonën në këtë takim (3-0).

BARCELONA 1-0 (GOLI I LEWANDOWKI) – VIDEO

BARCELONA 2-0 (GOLI I PEDRI) – VIDEO

BARCELONA 3-0 (GOLI I LEWANDOWSKIT) – VIDEO

Në pjesën e dytë ra paksa intensiteti i lojës nga ana e vendasve, por kjo nuk do të thotë se munguan rastet për gol. Pablo Torre ishte golashënuesi i radhës për Barcelonën duke realizuar për 4-0 në minutën e 82-të. Miqte në këtë ndeshje shenuan vetem ‘golin e nderit’ nga Stanis Idumbo që realizoi 4-1 në minutën e 87-të.

PABLO TORRE GOL 2 – VIDEO

PABLO TORRE GOL – VIDEO

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Pablo Torre që realizoi 5-1 në minutën e 88-të. Pas javës së dhjetë Barcelona vazhdon si lider me 27 pikë të fituara, duke lënë mbrapa Real Madridin me 24. Javen e ardhshme Barcelona do të udhëtojë për të luajtur El Clasicon ndaj Real Madridit ne “Santiago Bernabeu”, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën.

Rekordi i Yamal – Lamine Yamal është lojtari i parë i Barcelonës që jep gjashtë asistime pas 10 ndeshjeve të tij të para të një sezoni në La Liga që nga Lionel Messi në 2014/15 (shtatë).

Nje tjeter lajm pozitiv ishte aktivizimi i Gavit qe beri keshtu debutimin sezonal pas nje sezoni te gjate. Moment emocionues per djaloshin e ri qe e festoi me shiritin e kapitenit ne krah qe ia dorezoi Pedri.

VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit