Barcelona, “samit” për rinovimin e Pedrit. Pritet firma në kontratë deri më 2030

27 Nëntor 2024
12:30
Alfred Lleshi
back button

Marrëdhënia mes Barcelonës dhe Pedrit duket se do të zgjasë edhe për shumë kohë. Edhe pse ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare, një drekë mes Decos, drejtor sportiv i Barcelonës, dhe Héctor Peris, agjent i mesfushorit kanarian, ka shënuar hap të rëndësishëm përpara në negociatat për rinovimin e kontratës. Sipas “Mundo Deportivo”, të dyja palët janë shprehur të kënaqura me përparimin, edhe firma duket se është vetëm çështje kohe.

Aktualisht, Pedri është nën kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2026, por qëllimi është që marrëveshja të zgjatet edhe për tri ose katër vite të tjera. Diskutimet po shkojnë drejt një “skadence” vitin 2030, sinjal i qartë i synimit të Barcelonës për të mbështetur një nga lojtarët kyç për të ardhmen. Përveç kohëzgjatjes, klubi po punon për t’i siguruar Pedrit një status financiar që të reflektojë vlerën e tij në fushë dhe rolin qendror në ekip.

Negociatat për rinovimin e tij kanë nisur që në prill, por tani duket se janë pranë përfundimit. Kohëzgjatja e saktë e kontratës së re ende nuk është përcaktuar, por rinovimi deri në vitin 2030 po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Për Barcelonën, Pedri është shumë më tepër se një lojtar. Ai është simboli i një projekti fitues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit