Barcelona sfidon Real Madrid-in për Alphonso Davies.
Pavarësisht interesimit prej një kohe të gjatë të Los Blancos, transferimi i kanadezit nuk është mbyllur ende, një skenar që së fundmi i ka hapur dyert Barçës në përpjekje për të djegur konkurrencën dhe për ta siguruar mbrojtësin e krahut me kosto zero verën e ardhshme.
Një nga avantazhet që ka klubi i Laporta-s është marrëdhënia personale mes Davies dhe trajnerit Hansi Flick, trajneri me të cilin futbollisti i lindur në vitin 2000 dha versionin më të mirë të vetes te Bayern Munich.
Përveç Davies, sipas Mundo Deportivo, Barcelona po shqyrton opsione të tjera për të forcuar mbrojtjen për sezonin 2025-2026, si Tah nga Bayer Leverkusen dhe Reinildo nga Atletico Madrid.
Me kontratë deri më 30 qershor 2025 me bavarezët, Alphonso Davies deri më tani këtë sezon ka luajtur 8 ndeshje dhe ka regjistruar 1 asist.
Ai është zgjedhja e parë e Flick dhe Deco për të përforcuar mbrojtjen.