Me shumë vuajtje dhe me vetëm 1 gol, Barcelona ia del të fitojë ndeshjen e shtatë radhazi në 7 javë në La Liga duke shkuar me pikë të plota, 21.
Sakaq, golat e shënuar tashmë janë 23 bashkë me atë të realizuar sonte nga Robert Lewandoëski (7 gola në kampionat tani), që është zëvendësuar në pjesën e dytë nga Flick, një zgjedhje që ka ngjallur jo pak kureshtje për shkak se rezultati nuk ishte siguruar.
Polaku ka shenuar te pakten 1 gol ne 5 ndeshje ne La Liga, teksa jane 7 tashme ne total, edhe pse sonte eshte ende duke u luajtur sfida.
Barcelona iu afrua golit të dytë disa herë me Lamine Yamal (superpritje nga portieri dhe tranversë) por edhe me Raphinha që dy hapa nga porta ka gabuar me kokë.
Por, në fund, Getafe ka gabuar një shans të pafalshëm me Borja Mayoral (ish-lojtar i Real Madrid) që përpara portierit është ngatërruar dhe ka dalë “huq” nga pasimi i bukur i shokut në krah.