Sipas gazetës spanjolle “Sport”, skuadra e Barcelona po kërkon profile me kosto zero për merkaton e vitit 2025. Mes lojtarëve që klubi “blaugrana” është duke vëzhguar është sulmuesi Jonathan David.
Sulmuesi kanadez luan me Lille në kampionatin francez dhe ka një kontratë që skadon verën e ardhshme. Kjo e bën atë një lojtar të lirë pas 8 muajsh në rast se nuk vendos të rinovojë kontratën.
Për pasojë, klubi katalanas po përpiqet ta bindë lojtarin të mos firmosë rinovimin, duke i ofruar një vend si titullar sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, për Barcelonën s’ka për të qenë e lehtë, pasi David kërkohet edhe nga Juventus e Milan.
Për shkak të problemeve financiare skuadra e Barcelonës, po përpiqet të lëvizë në ujra të qeta dhe me shpenzime të ulta. Katalanasit mund të bëjnë një lëvizje surprizë, për ta marrë lojtarin që në janar për një vlerë rreth 30 milionë euro.