Skuadra e Barcelonës po eksploron tregun e sulmuesve për verën e ardhshme. Në listën e klubit “blaugrana” është edhe Christopher Nkunku.
Sulmuesi 27-vjeçar francez, aktualisht luan me Chelsea në Premier League. Nëse në kampionat aktivizimi i tij është me pikatore (2 gola në 16 ndeshje, shumica si zëvendësues), ai po shkëlqen në Europë.
Në Conference League ai ka realizuar 7 gola me “blutë” e Londrës. I ardhur nga Leipzig verën e vitit 2023, Nkunku nuk ka gjetur shumë hapësira, ndaj mund të transferohet.
Barcelona kërkon të përfitojë nga kjo situatë për ta sjellë në Spanjë lojtarin që ka ende edhe 5 vite kontratë me Chelsea (2029). Gjithsesi, londinezët vëzhtirë se do të lënë lojtarin të largohet pa arkëtuar 50 milionë euro.