Barcelona tenton rezervën e Milanit, por oferta i bëhet Manchester United

15 Janar 2021
18:04
Telesport
back button

Diogo Dalot ende nuk ka bindur Milanin që të shpenzojë për ta blerë, duke qenë thjesht në huazim, por megjithatë paraqitjet e tij nuk kanë qenë edhe aq të këqija.

Portugezi është në pronësi të Djajve të Kuq, me një kontratë që e lidh atë me Old Trafford deri në vitin 2023.

Dalot ende përfaqëson një perspektivë të mirë, dhe Milani, bazuar në mënyrën se si do të përfundojë sezoni, po mendon nëse do të blejë kartonin e tij nga Manchester përfundimisht.

United loanee Diogo Dalot makes AC Milan debut in Europa League win -  United In Focus

Por lajmet e fundit thonë se ekziston një pretendues tjetër për mbrojtësin portugez: një evropian i madh me respekt absolut.

Sipas faqes abola.pt, Barcelona lëvizi për të marrë informacion mbi Diogo Dalot.

Blaugrana e ka ndjekur portugezin për dy vjet, që nga transferimi i tij nga Porto te Manchester United.

Siç thuhet nga gazeta sportive A Bola, Barcelona po mendon ta provojë goditjen në verë.

Një ofertë ekonomike për Diogo Dalot është përcaktuar madje nga klubi blaugrana; një shumë e barabartë me 11 milion euro.

Vështirë që me këto shifra United të heqë dorë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit