Barcelona, trajneri Flick shpë*then kundër kalendarit: Një barsoletë, situatë e pabesueshme…

19 Prill 2025
8:12
Alfred Lleshi
back button

Gjithçka vendoset në 16 ditë për tripletën. Fundi i sezonit për Interin dhe Barcelonën, që janë ende në garë për të gjithë trofetë (kampionat, kupë dhe Champions League), është një sprint i zjarrtë. Dy skuadrat do të përballen në gjysmëfinalet e Champions League më 30 prill dhe 6 maj, ndërkohë që edhe kalendari i ndeshjeve të tyre është bërë thuajse identik.

Për Barcelonën, La Liga ka ndryshuar orarin e ndeshjes kundër Valladolid, që fillimisht ishte parashikuar të luhej të dielën, por është zhvendosur të shtunën në orën 21:00. Ndërkohë, Real Madridi do të luajë të dielën në orën 14:00, për shkak të eliminimit nga Arsenali në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Hansi Flick nuk e ka përtypur aspak mirë këtë ndryshim: “Jemi kthyer vonë nga transfertat, me lojtarë që kanë fjetur në orën 5 të mëngjesit. Nuk kërkojmë justifikime, por në vende të tjera mbrohen ekipet që luajnë në Europë. Kushdo që merret me këtë çështje nuk ka asnjë ide për situatën. Është si një barsoletë, situata është e pabesueshme. Këtu në Spanjë nuk shqetësohen për klubet e federatës së tyre”.

Në të njëjtën konferencë, tekniku gjerman ka pasur fjalë vlerësimi për Interin: “Më pëlqen mënyra si luajnë zikaltrit. Janë një ekip me përvojë, shumë të organizuar me dhe pa top. Kanë sulmues të mirë dhe mbrojtës të shkëlqyer. Pavard ka qenë një lojtar imi dhe e konsideroj profesionist shembullor. Jam shumë i lumtur ta shoh sërish. Për më tepër, kanë një trajner të shkëlqyer, që po bën një punë fantastike. Do të jetë një përballje shumë e vështirë”.

Në fund, pavarësisht ankesave, Barcelona do të ketë të njëjtat ditë pushimi si Interi, pasi edhe ‘Lega Serie A’ ka vendosur që zikaltrit të luajnë ndaj Veronës të shtunën, më 3 maj, në orën 20:45.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit