Xavi nuk u befasua nga shkarkimi i tij nga Barcelona të premten.
Xavi ishte takuar shkurtimisht me presidentin Joan Laporta pas fitores ndaj Rayo Vallecano javën e kaluar. Laporta ishte i sëmurë në atë kohë dhe vetëm e përgëzoi Xavi për fitoren dhe asgjë tjetër.
Megjithatë, pasi u shtrua në spital për kontrolle, Laporta u takua përsëri me Xavi-n të enjten kur ai informoi trajnerin:
“Nëse do të veproja emocionalisht, do të doja që të vazhdoje si trajner, por nëse e bëj në mënyrë racionale, është mirë që të mos vazhdosh”.
Xavi u largua nga takimi duke e ditur se do të shkarkohej.
Dhe kjo u konfirmua plotësisht të premten e kaluar. Ideja e Laporta-s ishte gjithmonë ta njoftonte të hënën ose të martën pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Sevillas dhe, mbi të gjitha, pas finales së Champions League për femra, e fituar nga Barcelona kundër Lyon-it.
Sidoqoftë, rrethanat e krijuara çuan te një ndryshim për shkak të zërave të shumtë rreth kontakteve me Hansi Flick.