Barcelona, zbulohet oferta e çmendur për Lautaro-n

1 Prill 2020
22:45
Denis Hakanaj
back button

Merkato nuk fle kurrë. Pavarësisht pezullimit të futbollit, në zyrat e klubeve punohet për sezonin e ardhshëm.

Në shtëpinë e Barcelona-s ka  vetëm një objektiv: Lautaro Martinez. Agjentinasi i Inter-it po negocion me zikaltrit rinovimin e kontratës, por oferta e katalanasve mund ta bindë të ndryshojë skuadër.

Sipas Tuttosport, Barcelona ka bërë një ofertë që nuk mund të refuzohet. Bëhet fjalë për një kontratë 7-vjeçare me 7 milionë euro në sezon.

Nëse ky lajm do të gjejë konfirmime zyrtare, atëherë Barça do ta kishte praktikisht në dorë lojtarin. Në fakt, shuma e ofruar nga spanjollët ëshhtë dyfishi i asaj që i ofron Inter-i sulmuesit për rinovimin e kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit