Barcelona, zemërimi i Xavi-t: “Kjo është një gjë qesharake”

14 Gusht 2022
13:09
Denis Hakanaj
back button

0-0 i hidhur për Barcelonën në debutimin e sezonit në La Liga. Kundër Rayo Vallecanos, skuadra katalanase ka pasur shumë raste, por jo gola.

Trajnerit Xavi, siç raporton AS, është ankuar jo aq për rezultatin, sa për humbjen e kohës së rivalëve, duke tërhequr vëmendjen edhe për kohën efektive të lojës.

Për ndeshjen: “Nuk ishte e mundur të shënonim. Rayo u mbrojt mirë. Na kushtoi më shumë përpjekje për të krijuar seç duhej, por ne kishim ende mundësi për të shënuar.

“Por me humbjen e vazhdueshme të kohës, loja është bërë gjithnjë e më e ngadaltë. Ne donim t’u tregonim njerëzve se jemi në rrugën e duhur, por jemi vetëm në fillim. Kërkojmë durim dhe se njerëzit besojnë në këtë ekip”.

Më shumë për kohën efektive të lojës: “Për mua është qesharake që nuk ka kohë efektive. Çfarë presim për të pasur një kohë efektive? Në këtë mënyrë nuk duhet të shikojmë nëse jepen tetë minuta ose 22 minuta shtesë.

“Gjëra qesharake ndodhin çdo herë. Kush e di, një ditë do ta bëjmë edhe ne. Nuk po flas kundër Rayos tani, por në përgjithësi. Mendoj se ne jemi i vetmi sport pa kohë efektive. Nëse do të kishte, nuk do të shihnim skena të tilla”, tha Xavi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit