Barcelona zgjidh hallin e merkatos! 19 tetori vjen me një marrëveshje të re me sponsorin global

30 Shtator 2024
18:44
Telesport
back button

Barcelona është pranë hedhjes së firmës me kompaninë Nike, kontratë me të cilën mund të ndryshojë thuajse krejtësisht situatën ekonomike të klubit.

Klubi katalanas ka disa vite që ka probleme me regjistrimin e lojtarëve për shkak të rregullave të Fair Play Financiar dhe duket se gjërat për pak javë do të përmirësohen.

Sipas lajmit që ka botuar sot e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, Nike ka pranuar propozimet e Barcelonës dhe pritet që marrëveshja e re të zyrtarizohet pas asamblesë së delegatëve të klubit.

Bëhet fjalë për datën 19 tetor. Kontrata aktuale me Nike skadon në vitin 2028 dhe Barcelona ka arritur dakordësinë për rinovim. Kjo kontratë do të vlejë gjithsej 110 mln euro.

Me këtë lajm të madh për klubin, në merkaton e janarit pritet një ndërhyrje e fuqishme për mesfushën. Barcelona nuk ka një mesfushor defensiv prej disa vitesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit