Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Fermin Lopez. Mesfushori, kontrata e të cilit skadonte në vitin 2027, ka nënshkruar me klubin “blaugrana” deri më 30 qershor 2029.
Marrëveshja e re shoqërohet edhe me një klauzolë prej 500 milionë eurosh. Me fanellën e klubit katalanas, mesfushori 21-vjeçar deri më tani ka grumbulluar 48 paraqitje, 11 gola dhe tre asistime.
Gjithsesi, klubi që kryeson renditjen aktuale në La Liga nuk do të ndalet këtu, pasi duket se kjo është kohë rinovimesh. Te Barcelona po punojnë edhe për zgjatjen kontratën e Iñaki Pena.
Kontrata aktuale e portierit 25-vjeçar spanjoll skadon në vitin 2026. Sipas “Mundo Deportivo”, bisedimet me portierin që po luan titullar pas dëmtimit të Ter Stegen, do të nisin këtë muaj, me shpresën që të mbyllen brenda vitit.