Viktor Gyökeres raportohej si zgjedhja e parë e Barcelonës për merkaton e sulmit në verë 2025. Ai konsiderohet sulmuesi me potencialin më të lartë pas Erling Haaland-it.
Ruben Amorim ka ndryshuar planet e katalanasve. Me kalimin e tij te Manchester United (klubi anglez pagoi 11 mln euro klauzolë për të), ai do të marrë me vete sulmuesin në Old Trafford.
Kështu, Barcelonës i mbeten dy alternativa. Ata janë Alexander Isak dhe Darwin Nunez. Të dy janë lojtarë të klasit botëror dhe kushtojnë më pak.