Barcelonës i rikthehet makthi i dëmtimeve: dy lojtarët kryesorë nuk udhëtojnë me kombëtaret

11 Nëntor 2024
16:44
Telesport
back button

Ndeshja e djeshme e Barcelonës kundër Real Sociedadit solli kosto të mëdha për katalanasit. Sikur të mos mjaftonte humbja 1-0, blaugranat kanë dy lojtarë të dëmtuar.

Gazeta Sport raporton se Robert Lewandowski ka një problem me shpinën dhe do të mungojë për 8-10 ditë, ndërkohë që Lamine Yamal po vuan nga një dëmtim serioz në kyçin e këmbës.

Polaku, për pasojë, nuk do të grumbullohet me kombëtaren këto ditë, sepse nuk luan dot. Kombëtarja polake e ka pranuar këtë dhe e mirëkupton lojtarin e tyre kryesor.

Yamal do të mbetet jashtë fushave për maksimumi tri javë. Ai gjithashtu nuk ka udhëtuar me kombëtaren e Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit