Jonathan David ka dy vite që përmendet në merkaton e klubeve big në Europë. Sulmuesi, megjithatë, ka vetëm një objektiv. Ai e ka bërë të qartë se ëndrra e tij është të luajë për Barcelonën.
Kontrata aktuale e kanadezit me Lille skadon në verën e ardhshme. Duke filluar nga janari, UEFA e lejon që të negociojë me klubet që dëshiron dhe më 1 korrik mund të transferohet me parametra zero.
Barcelona po e ndjek me vëmendje situatën e tij, pavarësisht se objektivi primar është Erling Haaland. 24-vjeçari është i gatshëm të jetë i durueshëm. Ai po pret momentin e duhur, kurse Barcelonës le t’i themi se i ka trokitur fati në derë.