Barcelonës po i vjen një dhuratë: Al-Hilal pranon të largojë Neymar falas në janar!

6 Nëntor 2024
15:48
Telesport
back button

Paratë janë lum në Arabinë Saudite, por edhe atje mendohen kursimet kur gjërat nuk funksionojnë. Neymar Junior, për shembull, nuk ka dhënë thuajse asgjë për Al-Hilal për shkak dëmtimesh.

32-vjeçari u kthye në fushë pas një viti jashtë fushe me një problem të gjurit, por nuk luajti dot shumë për shkak se vuajti një problem muskulor.

Braziliani ka luajtur vetëm 7 ndeshje për Al-Hilal dhe kjo po e nxit klubin arab të mendojë ta largojë në merkaton e janarit. Gazeta “Sport” raporton se Al-Hilal do ta largojë me parametra zero.

Ekziston një shans që Neymar të transferohet në Brazil ose të pranojë një ulje të ndjeshme page për të provuar një aventurë 6-mujore te Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit