Në rubrikat e edicionit të sotëm të “La Stampa”, ish-mesfushori kampion i botës në vitin 1982, Marco Tardelli ka komentuar dyshimet e ndryshme që shoqëruan Italinë në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, në veçanti atë që lidhet me mungesën për shkak dëmtimi të Barella.
Tardelli shprehu fjalë mjalti për mesfushorin e Interit, duke pretenduar se ndihet i lajkatur nga krahasimi me të: “Ky lojtar ka qenë gur-themeli i Interit prej disa kohësh, por tani është bërë edhe gur-themeli i kombëtares”.
Më pas vazhdoi: “Ai është përcaktues për mesfushën tonë, regjisori, punëtori, golashënuesi dhe lideri. Po, një lidership i arritur me shembull, duke qenë gjithmonë gati, duke demonstruar dashuri të madhe për fanellën”.
Së fundi, komenti për krahasimin që disa bëjnë mes të dyve: “Shpesh më krahasojnë me të. Më thonë që i ngjaj dhe me ironi iu përgjigjem se është ai që më ngjan. Sidoqoftë, është një krahasim për të cilin ndihem krenar”.