“Barella fenomen”, Deulofeu analizon Inter-in: Ja kush është pika më e dobët

27 Shtator 2022
20:55
Denis Hakanaj
back button

Një nga një, Gerard Deulofeu analizon të gjithë lojtarët e Inter-it. Ish-sulmuesi i Milan-it, aktualisht tek Udineses, i freskët pas fitores ndaj zikaltërve, e bëri këtë në një intervistë me Mundo Deportivo, të cilët janë të interesuar për këtë çështje duke qenë se skuadra e Inzaghit do të përballet me Barcelona-n në Champions javën e ardhshme.

Handanovic – “Shumë mirë, mbaj mend që vitin e kaluar ai priti një goditje dënimi të pabesueshme. Ai është një portier i mirë, me shumë përvojë. Për të qëndruar kaq shumë vite te Inter-i në atë nivel, duhet të jesh shumë i mirë”.

Onana – “Unë e njoh atë që nga ekipi i moshave. Fizikisht ka një gjendje të pabesueshme, luajti shumë mirë tek Ajax. Le të shohim nëse ai do ta gjejë ngadalë vendin e tij tek Inter-i”.

Dumfries – “Gjendja dhe fiziku fantastik. Në sulm dhe mbrojtje”.

Skriniar – “Mes tre mbrojtësve më të mirë të kampionatit. Fizik, i fortë, me një dëshirë të madhe për të fituar, një mbrojtës i jashtëzakonshëm”.

Bastoni – “Një djalë i ri, i cili po del tani, me një fizik të bukur, i organizuar mirë. Mendoj se ai është shumë me fat që është përkrah lojtarëve si Skriniar për t’u pjekur”.

De Vrij – “Ai është një ish-lojtar i Lazio-s me përvojë, gjithashtu shumë fizik, pak më i ngadalshëm”.

Dimarco – “Një lojtar pak më impulsiv, që shkon përpara dhe mbrapa, që lë pak më shumë hapësirë. Më kujtohet që e kam parë si një pikë të vogël të dobët të Inter-it, i cili luajti shumë në sulm. Impulsiv”.

Darmian – Me përvojë, në Itali dhe në Premier League. Nuk mendoj se do të luaj”.

Barella – “Për mua një fenomen. Kur luajtëm i kërkova fanellën. Kundër nesh shënoi me një goditje të madhe dënimi, është flamuri i Interit. Është Xavi i Interit. Ai dëshiron të fitojë, dëshiron të çojë në Inter-in  lartë”.

Brozovic – “Ai është busull. Ne, me punën time në mesfushë, mendoj se e anuluam shumë mirë, bëra një punë të shkëlqyer. Ai është ai që di të menaxhojë, të luajë, në mënyrë më efektive, të organizuar, ai e sheh lojën shumë mirë”.

Calhanoglu – “Lojtar shumë teknik, madje pak impulsiv, por ai ka një goditje shumë të fortë”.

Lautaro – “Një nga sulmuesit më të mirë në kampionat. Ai lufton të gjitha topat”.

Lukaku – “Ish-shoku im i skuadrës tek Everton. Ai është një fenomen, i kam dhënë shumë asiste. Ai është një bishë, duhet ta kontrollosh shumë. Më pak jashtë zonës së rreptësisë, por në zonë duhet ta kontrollosh sepse ai është një sulmues i lindur”.

Dzeko – “Lojtar shumë elegant”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit