Sot, e enjte, 6 qershor, përfaqëson një pikë kthese vendimtare për Italinë në drejtim të “Euro 2024”. Luciano Spalletti do të zbulojë listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të marrë me vete në Gjermani për të mbrojtur titullin e fituar tri vite më parë në “Wembley”.
Ndër situatat që duhen monitoruar me vëmendjen më të madhe është padyshim ai i lidhur me Nicolò Barella. Në fakt, mesfushori i Interit humbi ndeshjen miqësore ndaj Turqisë për shkak të lodhjes së muskujve dhe gjendja e tij e shqetëson trajnerin italian.
Mesfushori i Interit pësoi një tendosje në rektus femoris e djathtë dhe, megjithëse testet instrumentale kanë përjashtuar dëmtimet me natyrë muskulare, situata duhet trajtuar me kujdes të jashtëzakonshëm, vetëm pak ditë para fillimit të kompeticionit kontinental.
Pushimi paraprak ndaj Turqisë synonte pikërisht në këtë drejtim, pra shmangien e një përkeqësimi të mundshëm të situatës, e cila në atë moment do të rrezikonte seriozisht praninë e një prej shtyllave axurre në Gjermani. Rreziqe që me sa duket Spalletti nuk dëshiron t’i marrë përsipër sadopak, nisur nga pesha specifike e ish-lojtarit të Cagliarit në projektin taktik të kombëtares.
“Unë iu besoj mjekëve të mi. Sipas tyre është pothuajse e sigurt se Nicolo mund të shërohet për Shqipërinë, kanë shumë besim. Gjithsesi, duhet të shohim se si do të zhvillohen gjërat”.
Fjalë që vërtetojnë sesi axurrët po i vlerësojnë me kujdes të gjithë skenarët e mundshëm. Stafi mjekësor i Azzurrit beson se lojtari mund të rikuperohet për ndeshjen debutuese të së shtunës, më 15 qershor kundër Shqipërisë, por Spalletti kërkon kujdes maksimal.