Barleti Volley në gjysmëfinalet e Kupës, Tirana e Vllaznia sfidë për vendin e dytë

1 Dhjetor 2018
18:19
Telesport
back button

Barleti Volley mposhti sot në mbrëmje 3-1 Tiranën në ditën e dytë të eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, duke marrë kreun e Grupit B, ndeshjet e të cilit luhen në “Fahrie Hoti”, në kryeqytet. Një fitore e merituar e skuadrës barletase, që me pak kujdes mund ta kish fituar me herët dhe më lehtë këtë sfidë, pasi gaboi në momentet kyçe të setit të tretë, teksa ishte në avantazh. Gjithsesi, fitorja dhe 3 pikët janë të merituara për ekipin e trajnerit Gurabardhi, që siguron kualifikimin në gjysmëfinale.

Fitoren e parë në këtë event korri sot skuadra e Vllaznisë, që mundi 3-1 Skënderbeun, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga volejbollistet shkodrane. Skënderbeu bëri një ndeshje të dobët dhe fitoi setin e e dytë vetëm pasi përfitoi nga një ulje e ritmit nga ana e Vllaznisë, që i fitoi setet e saj me diferenca të mëdha pikësh. Vllaznia do të tentojë nesër surprizën karshi Tiranës në ndeshjen e tretë në grup, ky do të luajë për vendin e dytë në Grupin B.

Grupi B – 30 nëntor, dita e parë

Barleti Volley – Vllaznia, 3-1 (25-22, 21-25, 25-17, 25-8)

Tirana – Skënderbeu, 3-0 (26-24, 25-15, 25-15)

Grupi B – 1 dhjetor, dita e dytë

Vllaznia – Skënderbeu, 3-1 (25-11, 21-25, 25-13, 25-12)

Barleti Volley – Tirana, 3-1 (25-20, 25-8, 24-26, 25-20)

Renditja: Barleti Volley 6 pikë (2/0), Tirana 3 pikë (1/1), Vllaznia 3 pikë (1/1), Skënderbeu 0 pikë (0/2).

Grupi B – 2 dhjetor, dita e tretë

Skënderbeu – Barleti Volley, ora 15:00

Tirana – Vllaznia, ora 17:00

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit