Italia arrin të kualifikohet më tej në Euro 2024 pas barazimit 1-1 në sekondat shtesë ndaj Kroacisë. Mesfushori Nicolo Barella, një nga më të mirët e Italisë në këtë turne, ka komentuar kështu këtë ndeshje dhe kualifikimin e kampionëve në fuqi të Europës.
“Kur ndeshjet vendosen kështu në fund gjithçka bëhet më emocionuese. Ruajtëm qartësinë dhe qetësinë në lojën e tonë pasi nuk ishte e lehtë. Gjithsesi, për sa i përket cilësisë së lojës, jemi poshtë nivelit”, tha Berella.
“Ne mund ta fitonim ndeshjen me Kroacinë edhe pse një barazim është i mjaftueshëm. Ne mund të bëjmë diçka më shumë në të ardhmen, pasi i dimë vlerat tona dhe jemi nën standardin tonë të performances”, tha mesfushori i Italisë.
Në fund, Beralla tha: “Morëm atë që dëshironim, barazimin dhe kualifikimin. Ne kemi lojtarë që kanë cilësi për të luajtur këtë lloj ndeshjeje. Ne kemi cilësi më të larta në krahasim me atë që kemi parë, që mund t’i shpalosim në vijim për të mbrojtur titullin”.