Basketboll, Federata zyrtarizon datat e sezonit të ri sportiv

17 Shtator 2019
11:40
Gentian Spiri

Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes një informacioni për mediat, ka bërë me dije se sezoni i ri sportiv 2019-2020 do të nisë më datën 5 tetor. Klubet që kanë konfirmuar deri më 31 gusht pjesëmarrjen kanë afat edhe 10 ditë kohë (27 shtator) për t’u regjistruar pranë FSHB-së.

Për sa i përket strukturës së kampionatit të ri ai nuk do të ketë asnjë ndryshim. Si te meshkujt ashtu dhe te femrat, skuadrat do të ndahen në dy grupe, në bazë të rezultateve që kanë arritur gjatë sezonit të fundit.

Kampionati do të zhvillohet me dy faza, secili me sistem vajtje-ardhje. Sezoni i ri pritet të prëfundojë në mesin e muajit maj. Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të zhvillohet e gjitha në muajin janar, fillimisht me fazën eliminatore deri në finale. 

Superkupa e Shqipërisë do të zhvillohet më 15 prill të 2020-ës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit