Basketboll, ja kalendari i turit eliminator të Kupës së Shqipërisë

10 Janar 2020
13:43
Telesport
back button

Më datën 13 janar do të rikthehen në parket ekipet e basketbollit për meshkuj. Skuadrat e Kategorisë së Parë do të luajnë mes tyre në fazën para-eliminatore të Kupës së Shqipërisë.

Kjo fazë do të luhet me ndeshje teke, në fushën e ekipit të renditur më mirë në fund të fazës së parë të kampionatit. Kështu, më 13 janar do të luhen këto ndeshje: Flamurtari-Skënderbeu dhe Apolonia-Teuta B.

Dy ekipet fitese të kësaj faze do të avancojnë më tej, në turin eliminator (16 janar), ku do të jenë edhe Elbasani e Kamza Basket, dy ekipet e tjera të Kategorisë së parë. Edhe kjo fazë do të jetë me ndeshje teke.

Më pas, në datat 23-24 janar, do të nisë luhen ndeshjet e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë jo vetëm për meshkuj por edhe për femra. Ky turne do të mbyllet para fillimit të fazës së dytë të kampionatit.

Basketboll – Meshkuj, turi para-eliminator

13 janar, Flamurtari – Skënderbeu, ora 12:00 (Vlorë)

13 janar, Apolonia – Teuta B, ora 14:00 (Vlorë)

Basketboll – Meshkuj, turi eliminator

16 janar, Elbasani – Flamurtari/Skënderbeu

16 janar, Kamza Basket – Apolonia/Teuta B

Lajme të tjera

Lajmet e fundit