Basketbollisti i NBA thumbon Ronaldon pas penalltisë së humbur: Messi do të kishte shënuar

3 Korrik 2024
8:35
Alfred Lleshi
back button

“Messi do të kishte shënuar”. Një mesazh në rrjetet sociale, që nuk kaloi pa u vënë re. Josh Hart, basketbollisti i New York Knicks, e ka shkruar këtë, ka të bëjë me penalltinë e humbur nga ylli portugez ndaj Sllovenisë.

Një duel i përjetshëm sportiv mes të dyve, CR7 dhe Messi, i nxitur edhe nga sportistë të tjerë, në këtë rast nga Hart, një basketbollist amerikan, postimi i të cilit u bë menjëherë “viral”, duke arritur mijëra shikime.

Ronaldo shpërtheu në lot pas gabimit, por më pas Portugalia e tij arriti të fitojë te “lotaria” e penalltive në fund, falë një super Diogo Costa (priti tri penallti). Fitore nga penalltia dhe çerekfinale për kombëtaren e trajnerit Roberto Martinez.

La tremenda gastada desde la NBA a Cristiano Ronaldo por el penal fallado  en la Eurocopa: "Messi lo hubiera hecho" | 442

Lajme të tjera

Lajmet e fundit