“Bastet i kam adrenalinë, por nuk jam hetuar kurrë! Nuk kam vënë bast për Juventusin apo Italinë”

19 Nëntor 2024
18:17
Telesport
back button

Fundi i karrierës së legjendës Gigi Buffon mund të ishte si katalanas. Me një intervistë të fundit në Itali, ish-portieri i Juventusit, Parmës dhe PSG ka zbuluar ofertën nga Barcelona në vitet e fundit si futbollist aktiv.

“Kisha një ofertë nga Barcelona. Bëhej fjalë si portier i dytë. Më pëlqeu ideja që, pas Ronaldos, të provoja si ishte ndjesia kur Messi është shok skuadre”.

Më pëlqeu ideja që të luaja me Messin pas Cristiano Ronaldos, por një ditë isha duke vozitur dhe dëgjova një këngë që nuk e kisha dëgjuar prej dhjetë vitesh “Bella”. Më pas pashë një tabelë në autostradë me titull Parma, të cilën e mora si shenjë që duhej ta mbyllja vetëm aty”.

“Bastet? Nuk jam i varur. Nuk i kam ves, thjesht adrenalinë. Nuk kam bërë kurrë asgjë të paligjshme. Në fakt, nuk jam hetuar, nuk jam paralajmëruar kurrë. Bastet e mia kanë qenë vetëm për tenis dhe basketboll amerikan, jo për Juven apo Italinë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit