Bastet “shkarkojnë” Emery-n, zbulohen kandidatët për pankinën e Arsenal

23 Tetor 2019
22:45
back button

Disfata e pësuar të hënën në shtëpinë e Sheffield United ka ngjallur shumë reagime brenda kampit të Arsenal. Në këtë moment të fillimit të sezonit, “Topçinjtë” në fakt nuk kanë entuziazmuar dhe aq shumë, me pozitat e trajnerit Unai Emery që tashmë janë lëkundur rrezikshëm.

Me rritjen e rrezikut nën këmbët e spanjollit, “The Sun” informon se kompanitë e basteve kanë stiluar tashmë një listë me kandidatët e mundshëm që mund të zëvendësojnë teknikun Emery.

Favoritët për zëvendësimin e ish-trajnerit të PSG, janë Mikel Arteta, Patrick Vieira dhe Nuno Espirito Santo. Pas në listë qëndrojnë edhe Massimiliano Allegri, Brendan Rodgers dhe Fredrik Ljungbeg, me legjendën e Arsenal, Thierry Henry, akoma më pas në listë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit